Report TV - "Pelican 212” dhurojnë shfaqje tek "Reja",familja amerikane koncert

  • 8 years ago
TIRANË - Një koncert unik në llojin e tij është sjellë tek 'Reja' tek Galeria e Arteve, sjellë nga Ambasada Amerikane.

?Pelican 212? quhet grupi frymor i përbërë nga 9 pjesëtarë të një familje, 7 fëmijët dhe dy prindërit, që kanë sjellë një shfaqje live për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.

Banda frymore nga Nashville, SHBA e përbërë nga Katie, Angelle, Marie, binjakët 11-vjeçar Max dhe Kolbe, Giovanni dhe më motra e tyre më e vogël Mollie 9 vjeçe, tërhoqën vemendjen e qytetarëve të Tiranës të cilët kenduan e kërcyen bashkë me ta.

Një repertor i larmishëm është sjellë nga zërat fantastikë të fëmijëve, shoqëruar me instrumente muzikore, që ngritën në këmbë publikun, i cili ishte ishte po aq energjik sa banda që performonte.

?Pelican 212? njihet për entuziazmin që përçon me performancat e saj dhe numërojnë mijëra fansa jo vetëm në Amerikë, por dhe në vende të tjera të botës, ndër të cilat tani renditet edhe Shqipëria.

Eventi u organizua nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada Amerikane.