Ora News - Festohet Dita e Bjeshkës në 50-vjetorin e shpalljes Park Kombëtar

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 50-vjetorin e shpalljes së Thethit Park Kombëtar, kryebashkiakja e Shkodrës pranon se zona ka nevojë për më shumë investime.Voltana Ademi premtoi se shumë shpejt në këtë zonë do të hapet një zyrë turistike dhe do të përfundohet infrastruktura rrugore. Ndërkohë Ministria e Mjedisit dhe Agjensia e Zonave të Mbrojtura kanë një projekt për bashkimin nga Vermoshi deri në Valbonë në një park të vetëm, të quajtur Parku kombëtar i Alpeve me një sipërfaqe prej 85 mijë ha.
50-vjetori i shpalljes Park Kombëtar i mblodhi sëbashku si në kohët e shkuara banorët e Thethit dhe mysafirët që ju bashkuan ?Ditës së Bjeshkës?.
Është kjo një traditë e hershme që banorët i drejtoheshin bukurive dhe freskisë së këtyre alpeve për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/festohet-dita-e-bjeshkes-ne-50-vjetorin-e-shpalljes-park-kombetar/

Recommended