Ora News - Basha: Programi i PD, 150 mln euro për bujqësinë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike e ka vendosur bujqësinë në fokus të programit të saj. Kryetari i opozitës,Lulëzim Basha ka deklaruar gjatë takimit me fermerët e Lushnjes se nga buxheti do të jepen 150 milionë euro, ku 100 milionë do të shkojnë për subvencionimin e fermerëve.
Basha: 1.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetje buxhetore për bujqësinë, kjo është 150 milionë euro në vit. 50 milionë për infrastrukturën, për kanalet, për digat, për ujitjen, për rrugët e aksesit, për tregun, se edhe tregu është problem dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët. Sot planifikojnë 5 milionë, nuk i shpërndajnë as 2 milionë sepse i vjedhin. Me 100 milionë euro subvencione çdo familje fermerë do të mbështetet drejtpërdrejtë me lekë në dorë. Nuk do të ketë as kërkesë për NIPT, nuk do të ketë as burokracira të tjera, as të kesh kaq dynym, as të kesh kaq kokë lopë, sa kokë mështjerra ke, sa hektarë tokë ke, po ti punosh do të marrësh subvencion nga shteti. Kjo është skema jonë.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-programi-i-pd-150-mln-euro-per-bujqesine/

Recommended