Report TV - Basha: Do ketë destabilitet politik nëse reforma shkon në Parlament

  • 8 years ago
Lideri i opozitës kërcënon me destabilitet politik nëse reforma në drejtësi shkon në Parlament. Basha deklaroi se Kuvendi nuk mund të ratifikojë kapjen e drejtësisë. Kryetari i PD theksoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama po merr përsipër dështimin e reformës për të paktën për një vit.

"Duke avancuar në mënyrë të njëanshme në Parlament kërkesën për të miratuar një draft kushtetues i cili kap drejtësinë, Edi Rama ka marrë përsipër shtyrjen për të paktën një vit të reformës në drejtësi dhe në anën tjetër delegjitimimin e Parlamentit dhe destabilizimin politik të Shqipërisë. Kjo ne nuk na habit. Jemi ndeshur me këtë axhendë të Edi Ramës që ditën e parë të reformës në drejtësi", u shpreh Basha.

Kësisoj, Partia Demokratike nuk tërhiqet nga zbatimi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias në draftin përfundimtar të reformës në drejtësi. Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie të pavarur dhe jo një peshqesh për Edi Ramën.

?Ajo që kërkojmë është ta përfundojmë këtë proces për t'i dhënë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë ata dhe jo një peshqesh për Edi Ramën i cili ka 1001 arsye t'i trembet një drejtësie të pavarur, një gjyqësori të pavarur e një prokurorie të pavarur. Thirrja jonë mbetet zbatimi i plotë i rekomandimit nr. 88 të Komisionit Venecias. Refuzuesi është Edi Rama, armiku i drejtësisë së pavarur është Edi Rama?, u shpreh Basha.

Ai i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos bien pre e presionit të Ramës, për të dërguar në Kuvend draftin e reformës. Sipas Bashës, reforma në drejtësi do të miratohet vetëm sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

?Sot i bëj thirrje deputetëve të mazhorancës të mos përdoren politikisht si mburojë nga njeriu që ka tmerr drejtësinë e pavaruar. PD ka bërë të gjitha përpjekjet për një drejtësi që nuk mbron por lufton krimin e korrupsionin, por një drejtësi që t'i shërbejë qytetarëve. Nëse ka kapje sipas draftit të Edi Ramës, nuk ka reformë. Nëse ka reformë, ajo do të bëhet sipas Komisionit të Venecias?, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.

Recommended