Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Keqmenaxhimi i kontratave koncesionare si dhe çështja e pronave janë dy prej risqeve më të mëdha për ekonominë shqiptare.
Duke folur në konferencën shkencore Analiza e Riskut kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj theksoi se probleme të prekshme mbeten edhe shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore, keqmenaxhimit të kontratave koncesionare, sidomos në marrëveshjet hidrokarbure si dhe korrupsioni.
Bujar Leskaj: Një nga rrisqet më të larta është rrisku i korrupsionit të ngritur në sistem në adminsitratën tonë shtetërore. Shfrytëzimi pa kriter i pasurive tona natyrore dhe keqmenaxhimi i kontratave koncesionare, sidomos hidrokarbure, mosmenaxhimi i mirë i partneriteteve publik- privat me një kosto tejet të rëndë. Korrupsioni duhet të zbulohet dhe denoncohet.
Kontrolli i Lartë i Shtetit apeloi edhe për ulje të nivelit të borxhit publik të pabarazisë sociale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/klsh-problem-kontratat-koncesionare-dhe-pronat/
Comments