Report TV - Rama në Gjirokastër dhe Sarandë: Rikthejm standart modern në spitale

  • 8 years ago
Materniteti i Gjirokastrës dhe ai i Sarandës janë kthyer në spitale të standardeve moderne, falë investimeve më të fundit të kryera në to. Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në jug të vendit është ndalur fillimisht në maternitetin e Gjirokastrës, prej nga risolli në vëmendje situatën absurde të pak kohëve më parë që i detyronte nënat t?i sillnin në jetë fëmijët e tyre në vende të tjera.

?Ju e dini më mirë se unë, këtu sikur shkonin në spital lufte, me dritaret e mbyllura me plastmasë, pa xhama e pa korniza. Tani është bërë një maternitet komplet europian. Patjetër do të vazhdojmë hap pas hapi me të tjerat. Është një kantier i madh shëndetësia dhe ka nevoja të jashtëzakonshme, por hap pas hapi,? u shpreh Kryeministri.

Ndërsa Ministri Beqaj u shpreh se ??Kemi përmirësime në kabinetin e Kardiologjisë që filloi diku nga shkurti, ndërkohë që edhe ky spital, brenda afateve kohore do të përfitojë nga partneriteti dhe për kirurgjinë e përgjithshme dhe për sterilizimin e për të gjithë veshjet njëpërdorimshme të sallës.?

Recommended