Report TV - 'Pajisja përgjuese' Apeli rikthen në detyrë drejtorin Haki Çako

  • 8 years ago
Gjykata e Apelit ka vendosur të heqë masën e pezullimit nga detyra për drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Haki Çako duke e rikthyer atë në krye të detyrës. Sipas kësaj gjykate në këtë cështje nuk rezulton të kishte vepër penale.

Ishte gjykata e shkallës së parë e cila e akuzoi Çakon për shpërdorim detyre lidhur me pajisjen e përgjimit 'IMCI Catcher.' Vendimin e pezullimit drejtori Çako e ankimoi në Gjykatën e Apelit e cila e riktheu në detyrë pas 1 jave pezullim

Sipas avokatit të Çakos në prononcimin për mediat pas përfundimit të seancën pajisja e përgjimit nuk ka lidhje me drejtorin e policisë ndërkohë që theksoi se ishte një mjet trajnues që vinte nga Italia për policinë shqiptare.

"Rikthim në punë për Çakon që nga ky moment Çako shkon në detyrë. Nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme. Nuk mundet që drejtori i policisë në rastin konkret në një kohë që 'Ims Chatcher' që është në menaxhim të 'Interforcës italiane' të kishte mundësi të fshinte gjithçka për sa kohë autoritetet italiane saktësuan që ajo pajisje ka qenë në territorin e ambasadës italiane dhe ka dalë nga territori vetëm kur ajo është kërkuar për trajnim" -tha avokati Maks Haxhia

Sipas avokatit në vijim do të vazhdojë hetimi për të parë nëse është bërë përgjim pasi përgjimi është procesi i përgjimit jo pasja e pajisjes që realizon vetëm identifikimin e numrave Ims dhe imei që ishin pjesë e trajnimit.

Çako pezullua nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës bashku me dy vartësit e tij Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj për të cilët gjykata ka caktuar masë sigurie arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike.

Vendim për Çakon e ka firmosur gjyqtari Arjan Aliaj i cili akuzohet nga minsitri Tahiri dhe kryeministri Rama për korrupsion Sipas sqarimit të Prokurorisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, ?IMSI Catcher? e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit.

Po ashtu sqaron akuza hyrja e kësaj pajisje nuk i është nënshtruar regjimit doganor si dhe nuk ka autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Ndaluar tek përgjegjësia e e Artion Dukës, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, është për faktin se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit.

Recommended