Report TV - Shkodër, rimbursim fiktiv me TVSH-në arrestohet kryetatimori
  • 8 years ago
Shpërdoroi detyrën duke i dhënë nipit 10 milion lekë rimbursim nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe pse nuk i takonin arrestohet kreu i tatimeve në Shkodër Hysen Hysaj.

Hysaj është prangosur nga policia e Shkodrës pas urdhër ndalimit të prokurorisë e cila e ka hetuar atë për shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve rezulton se Hysaj ka kredituar në mënyrë të paligjshme shumën prej 10 milion lekë ndaj subjektit H... Sh.p.k në Shkodër.

Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për subjektin Halaj me administrator Mondi Halaj i cili është dhe nipi i drejtorit Hysen Hysaj të arrestuar.

Gjithçka ka nisur pas paraqitjes së një kërkesë për rimbursim TVSH për disa pajisje të importuara në 2012 thotë prokurori, pajisje për të cilat asnjëherë Mondi Halaj nuk kishte parapaguar detyrimin tatimor sipas legjislacionit në fuqi.

Shkelja për të cilën lidhet drejtuesi i tatimeve me rimbursimin e paligjshëm thotë prokuroria rezulton në faktin se nga ana e administratës tatimore, nuk është kryer asnjë verifikim për kërkesën e subjektit, si edhe nuk është ushtruar kontroll mbi aktivitetin e tij.

Referuar ekstraktit të kësaj firme rezulton e krijuar në 2005 me emërtimin Halaj sh.p.k sot Alba Company objekt ?Tregtim i artikujve ushqimore, bujqësore, industrial, prodhim i materialeve inerte, mermere, parahabrikate, prodhime druri e plastike, transport e agjenci transporti, parking, agjenci turistike, bar kafe, hotel, argjendari. Pulari, mbarështim e prodhim vezësh. Rritje zogjsh ne inkubator?.

Kjo nuk është hera e parë e hetimit ku zbuluan skemat fiktive të rimbursimit të TVSH ku në vetëm përgjatë 2015 u zbuluan mbi 12 raste të shtrira në të gjithë Shqipërinë kryesisht në hidrokarbure, ndërtim, bujqësi dhe ilaçe.
Recommended