Report TV - Kuvendi rezolutë për koncesionet: Rrezik monopolet, po rrisin çmimet

  • 8 years ago
Rritja artificiale e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve nga kompanitë koncesionare dhe ato që gëzojnë monopole është kthyer në shqetësim për qytetarët shqiptarë.

Konstatimi kësaj here vjen nga Kuvendi, i cili i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit të Konkurrencës të shtojë kontrollin mbi shërbimet koncesionare, si dhe mbi kompanitë që gëzojnë monopole.

Në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, Kuvendi I kërkon zyrtarisht këtij të fundit të rrisë vëmendjen mbi kompanitë koncesionare.

?Kuvendi kërkon që Autoriteti i Konkurrencës, për vitin 2016, të përmirësojë punën në drejtim të: Shtimit të vëmendjes në rastet e rritjes së çmimit për mallrat dhe shërbimet që ofrojnë koncesionarët në dëm të konsumatorëve shqiptarë. Po ashtu, kërkohet informim i vazhdueshëm të Kuvendit për aktet ligjore që kufizojnë konkurrencën dhe opinionin e Autoritetit për të drejtat ekskluzive?, thekson në rezolutë Kuvendi i Shqipërisë.