Policia e Tiranës njoftoi këtë të enjte se shtetasi me iniciale K.M ka bërë kallëzim në komisariatin numër 1 për dhunë të ushtruar ndaj tij.
Sipas bluve K.M pretendon se kjo dhunë me një grusht në fytyrë i është ushtruar nga kreu aktual i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj.
Pas këtij kallëzimi ka reaguar vetë Demiraj në një dalje për mediat, ku shprehet se ai s;ka pasur asnjë konflikt me shtetasin K.M që rezulton nipi i ish kreut të Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj por me vete Alaudinin.
Comments