Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra punonjës kanë protestuar para stacionit të hekurudhës në Durrës, duke bllokuar dhe lëvizjen e trenave të transportit dhe të mallrave. Punonjësit thonë se prej 4 muajsh marrin pagat me vonëse, ndërsa kërkojnë dhe heqjen e akcisës së naftës dhe konkurrencë të drejtë me transportin automobilistikë. Hekurudha shqiptare prej kohësh po kalon periudhë të vështirë financiare.
Paralizohet tërësisht hekurudha shqiptare. Sindikata e hekurudhës ka nisur mëngjesin e sotëm një grevë të përgjithshme njëditore, duke bllokuar lëvizjen e trenave në të gjithë vendin.
Prej orës 7:00 në stacionin hekurudhor të Durrësit nuk është nisur asnjë tren pasagjerësh, apo mallrash.
Kryetari i sindikatës Osman Meta thotë se me këtë grevë presin reagimin e qeverisë për kërkesat e tyre për heqjen e akcizës së naftës, pagesën e sigurimeve shoqërore të punonjësve për 4 muajt e fundit si dhe rifillimin e lëvizjes së trenave drejt Ballshit, Pogradecit dhe Vlorës.
Hekurudha shqiptare prej kohësh po kalon periudhë të vështirë ekonomike dhe financiare. Transporti hekurudhor ka humbur konkurrencën kundrejt atij automobilistik, duke bërë që çdo ditë e më shumë të zvogëlohet ndjeshëm numri i pasagjerëve që preferojnë të udhëtojnë me trenë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/bllokohen-hekurudhat-punonjesit-ne-proteste-na-vonohen-rrogat/

Category

📺
TV
Comments

Recommended