Ora News – Marsela Çaushaj: Kam kërkuar tre herë urdhërmbrojtje, më rrahu se do punoja

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Marsela Çaushaj është 38-vjeçarja nga qyteti i Vlorës, e cila u bë protagoniste përmes videoskandalit të dhunës nga ish-bashkëshorti i saj, video që bëri xhiro në të gjitha mediat gjatë ditës së martë.
Por rasti i sotëm nuk është i izoluar, pasi Marsela prej tre vitesh është viktimë e dhunës së ish-bashkëshortit të saj.
Pas deponimit në polici, familjarët e kanë drejtuar atë në spitalin rajonal të Vlorës, ku ka marrë trajtim mjekësor për traumën dhe frakturat e shkaktuara në trup.
Kalvari i vuajtjeve të saj ka nisur që prej vitit 2014-të, ku në mars të po këtij viti ka marrë nga Gjykata e rrethit gjyqësor të Vlorës urdhrin e parë të mbrojtjes, por pa marrë mbrojtjen e duhur.
Në rrëfimin e saj ajo sqaron se ka qenë shpesh herë objekt dhne nga ish-bashkëshorti, ndaj dhe kërkesat e saj për mbrojtje kanë qenë të vazhdueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/marsela-caushaj-kam-kerkuar-tre-here-urdhermbrojtje-me-rrahu-se-do-punoja/

Recommended