Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6/7/2016
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështimi i takimit te nje dite me pare mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha ka zhgënjyer ndërkombëtaret, qe ditët e fundit rriten presionin mbi politiken shqiptare per miratimin e reformës ne drejtësi. Nje rast te humbur e cilësoi Brukseli takimin, per te cilin shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini kishte kërkuar qe drafti te miratohej me 2/3 e votave.?Nje reforme e thelle dhe gjithëpërfshirëse e sistemit te drejtësisë ka qene nje kërkese e hershme e qytetareve shqiptare. Kjo reforme është gjithashtu thelbësore per hapin e ardhshëm te vendit drejt integrimit europian. Takimi i djeshëm ishte nje rast i humbur, por qëndrimi yne nuk ka ndryshuar. Kjo reforme duhet te miratohet. Ne shpresojmë qe kontaktet dhe bisedimet për këtë do te rifillojnë. Per ne është nje reforme e rëndësishme dhe gjithçka qe ka thënë komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e larte e BE-se mbetet e vlefshme.Zedhenesja e Mogherinit përsëriti se drafti legjislativ qe gjendet përpara deputeteve reflekton rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe është ne përputhje me standardet evropiane.

Category

📺
TV

Recommended

3:50
Up next