Report TV - “Rruga e Vdekjes” në 1 kilometër 13 lapidare, shkak barrierat mbrojtëse

  • 8 years ago
Është vetëm një kilometër rrugë, por në këtë gjatësi kanë ndodhur me qindra aksidente dhe ende askush nuk merr masa.

Bëhet fjalë për vendin e quajtur kthesat e Visokës aksin rrugor Fier-Ballsh. E ndërsa kalon aty, bie në sy që në një gjatësi të shkurtër janë 13 lapidare, por numri i viktimave si pasojë e aksidenteve në këtë pjesë rruge është disa herë më i madh.

Shkak për këto aksidente është bërë amortizimi i rrugës dhe mungesa e barrierave anësore. Një prej dhjetra, viktimave të këtij aksi është edhe efektivi i policisë Shkëlqim Haruni, nga fshati Panahor i Ballshit.

Efektivi i policisë humbi jetën teksa ishte duke u kthyer nga shërbimi në burgun e Rrogozhinës. Shkëlqim Haruni humbi jetën ndërsa dy personat e tjerë që udhëtonin me të mbetën të plagosur rëndë.

Aksidentimi për vdekje i efektivit Haruni la pasoja të rënda edhe për familjen. Veç humbjes së kryefamiljarit, tashmë kjo familje është e detyruar të jetojë mes varfërisë. Bashkëshortja e ish-efektivit shprehet se pas vdekjes së bashkëshortit, shteti nuk i ka ofruar asnjë ndihmë.

Qarkullimi në aksin Fier-Ballsh në muajt e fundit ka qenë i ulët edhe për shkak të ndërtimit të aksit Levan-Tepelenë, por sërish ky aks i vjetër përdoret çdo ditë nga banorët e Ballshit dhe të Fierit.

Recommended