Prokuroria: Jo procedim penal Berishës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme, nuk do ta procedojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, organi qendror i akuzës bëri me dije se deponimi i disa deputetëve, të cilët akuzonin ish-kryeministrin për thirrje për armatosje dhe veprime të dhunshme, nuk mund të fillojë për disa arsye. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deklaratat e deputetit janë bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës. Ndonëse të kryera në ambientet e Kuvendit, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale. Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se fjala e mbajtur prej ish kryeministrit konsiderohet si pjesë e lirisë parlamentare të mendimit dhe qëndrimeve në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe nga Kushtetuta. Për këtë, Prokuroria thotë se nuk mund të konsiderohet vepër penale shfaqja e mendimit e bërë për armatosjen e popullsisë për të mbrojtur veten, familjen e pronën në kushtet kur në vlerësimin e ish kryeministrit, shteti i ka lënë të lirë kriminelët dhe për këtë sugjeron përgatitjen e një ligji të tillë që justifikon pajisjen e tyre me armë, duke marrë si shembull SHBA-të. Për Prokurorinë, një pikëpamje e tillë është politike dhe jo e re pasi ka eksperienca të tilla në vende të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe SHBA-në, por kjo nuk do të thotë që ata politikanë të cilët e përqafojnë këtë kauzë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. - See more at: http://vizionplus.al/prokuroria-jo-procedim-penal-berishes/#sthash.9w5rbRgW.dpuf

Recommended