Report TV - Tiranë, gjenden pjesë të një skeleti në malin e Dajtit

  • 8 years ago
Pjesë të një skeleti të dekompozuar u gjetën mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Shkallë-Tujan, në faqen e Malit të Dajtit, përbri rrugës së Arbrit.

Një bari i zonës konstatoi pjesë të skeletit, dhe menjëherë njoftoi Policinë. Sipas burimeve të policisë nga vendi i ngjarjes, skeleti i përket një personi, që dyshohet se ka qenë turist në zonën e Dajtit dhe se mund të ketë humbur para 3-4 vitesh.

Skeleti është gjetur i mbuluar me një masiv dherash e gurësh, dhe dyshohet se është zënë poshtë pikërisht nga rrëshqitja e dherave dhe e faqes së malit si pasojë e fenomeneve natyrorë.

Në periudhën kur besohet se ka vdekur personi, u denoncuan të zhdukur dy turistë të huaj, të cilët ende nuk janë gjetur. Pikërisht për këtë shkak hetuesit dyshojnë se poshtë masivit të madh të gurëve dhe dherave, që kanë rrëshqitur nga faqja e Malit të Dajtit, mund të jetë edhe trupi i turistit tjetër.

Recommended