Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kallëzuar në Prokurori praninë e një pajisjeje përgjimit. Pajisja, ministri pretendon se është në zyrën e tij. Burime nga organi i hetimit bëjnë me dije se kallëzimi për pajisjen është bërë dy javë më parë. Burime të Ora News thanë se pajisja është gjetur pranë printerit në zyrën e ministrit. Nga ana e saj, Prokuroria ka nisur hetimet për të identifikuar llojin e pajisjes dhe se kush mund ta ketë përgjuar ministrin e Brendshëm.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-kallezon-ne-prokurori-per-nje-pajisje-pergjimi-ne-zyre/
Be the first to comment