Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata e Bankave raporton se kreditë me probleme u rritën sërish, duke prekur në prill nivelin e 20%. Ky tregues u rrit me 1.8% kundrejt fundit të vitit të kaluar, periudhë kur u fshinë nga bilancet e bankave rreth 23 miliardë lekë kredi pa shprese arkëtimi. Por të dhënat e fundit tregojnë se kredi të tjera kanë kaluar në këtë kategori.
Rriten sërish kreditë me probleme. Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se në prill, niveli i huave me probleme arriti në 20%. Krahasuar me muajin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0.7%, ndërsa kundrejt fundit të vitit 2015, rritja vlerësohet në 1.8%. Në dhjetor, niveli i kredive me probleme zbriti në 18.2% pas fshirjes që bankat u bënë huave pa shpresë arkëtimi nga bilancet e tyre. Bankat pastruan kreditë që kishin 3 vjet pa u mbledhur. Por pavarësisht se sistemi bankar fshiu rreth 23 miliardë lekë hua të humbura në vitin 2015, kredi të tjera kanë kaluar në këtë kategori. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë u kërkojnë bankave që të tregojnë kujdes dhe t?u japin kredi vetëm biznese me një bilanc, me të dhëna të çertifikuara.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/kredite-me-probleme-rriten-me-1-8-ne-4-muaj-ne-prill-arriti-20/

Category

📺
TV
Comments

Recommended