Report TV - FMN:Ritja ekonomike e qëndrueshme Ahmetaj: Lam pas krizën ekonomike
  • 8 years ago
Ndërsa treguesit ekonomikë kanë një rritje të qëndrueshme, për Fondin Monetar Ndërkombëtar, problem mbetet perceptimi jo-pozitiv i sipërmarrjes për klimën e biznesit.

Në një dalje të përbashkët para shtypit me Ministrin e Financave, Përfaqësuesi I FMN Jens Reinke, pohoi se raportimet nga bizneset flasin për probleme veçanërisht me administratën tatimore.

?Mënyra si administrata tatimore komunikon me sektorin privat shpesh perceptohet si ndëshkuese, e qëllimshme. kjo është diçka që e dëgjoj nga sektori privat, nuk vjen përmes të dhënave makroekonomike. Mendoj se bëhet fjalë për një problem të madh, i cili duhet të adresohet nga qeveria. Efekti negativ i këtij problemi pasqyrohet jo vetëm në sektorin e brendshëm privat, por edhe kur vjen fjala te investimet e huaja?

Në daljen e përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Ministri Arben Ahmetaj tha se treguesit financiarë të muajve të parë të vitit tregojnë se Shqipëria e ka kaluar krizën.

"Kam sjellë sërish vlerësimin e Bordit të FMN ku thotë se rimëkëmbja ekonomike po konsolidohet, unë jam shumë i lumtur që t?ju them se dhe pranvera e këtij viti shënon lënien mbrapa të krizës ekonomike, nuk po lexoj atë të pjesën ku thotë progres mbresëlënës shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe vendosmëria e qeverisë është e lavdërueshme" tha ai.

Ai tha se tregues të qartë të rritjes ekonomike janë ulja e papunësisë, rritja e konsumit, rritja e kreditimit si dhe shtimi i bizneseve të reja.
Recommended