Report TV - “Advanced Dental Center”, klinika më e re dentare në spitalin Hygeia

  • 8 years ago
Spitali Hygeia në Tiranë i ka shtuar grupit të shërbimeve mjekësore që ofron për pacientët e saj edhe shërbimin stomatologjik. Në ambientet e këtij spitali është inaguruar klinika më e re dentare ?Advanced Dental Center?, ku të gjithë ata që duan të marrin shërbimin maksimal do të provojnë teknologjinë më të përparuar dhe bashkëkohore në fushën e stomatologjisë, të ndërthurur me përvojën disa-vjeçare të skuadrës së mjekëve e kirurgëve shqiptarë e të huaj, me në krye mjekun stomatolog kosovar Fisnik Mekaj.

Doktor Mekaj në fjalën e tij bëri një prezantim të detajuar të të gjitha shërbimeve që ofrohen në klinikën dentare, metoda që konsiderohen shumë moderne edhe në vendet më të zhvilluara europiane apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

?Mund të gjeni shumë klinika dentare në Tiranë dhe Shqipëri, por klinika me të tilla shërbime dhe teknika moderne nuk do të gjeni në asnjë vend në rajon,? është shprehur në pritjen e bërë në hollin e spitalit, drejtoresha ekzekutive Maria Driva.

Klinika ?Advanced Dental Center? do të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve dentare, për fëmijë dhe të rritur, duke vijuar kështu misionin e spitalit Hygeia që ka si synim kryesor kujdesin ndaj pacientit me çmime mjaft të arsyeshme.

Recommended