Kreu i SHISH zbardh “përgjimin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë pas dyshimeve per skandalin e përgjimeve te paligjshme, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka konfirmuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, se kjo pajise ka hyrë në territorin shqiptar, para dy muajsh. Agjentet sekrete sipas tij, informuan se pajisja kishte hyrë në Shqipëri, pa u regjistruar. Visho Ajazi sqaroi me tej se menjëherë pasi mori dijeni për këtë pajisje, ka informuar gojarisht Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. I pyetur se pse nuk informoi edhe kryeministrin Rama, Ajazi tha se deri ne atë moment, ai kishte vetëm dyshime dhe jo fakte. Pyetjes nëse pajisja në fjalë përbën kërcënim për Sigurinë Kombëtare, kreu i SHISH iu përgjigj se po, por vetëm nëse ajo ka kapacitete përgjuese. - See more at: http://vizionplus.al/kreu-i-shish-zbardh-pergjimin/#sthash.hSyJkAcY.dpuf

Recommended