Report TV - Drama e Romeos e Zhuljetës rikthehet me Kamenicën e Golemin

  • 8 years ago
Opera "I Capuleti e Montecchi" e Belinit kishte pritur plot 65 vjet për të ardhur premierë në Tiranë. Pikërisht, pas këtyre 65 vjetëve, dy artiste të talentuara sopranoja Eva Golemi në rolin e Xhuljetës dhe mezzosopranoja Vikena Kamencia në rolin e Romeos, i dhanë një nga shkëlqimet më mbresëlënëse premierës.

Vikena Kamenica dhe sopranoja Golemi në mars të këtij viti, kanë realizuar për herë të parë një duet që ka kapërcyer të gjitha vështirësitë specifike të interpretimit.

Roli i Romeos, duhej bërë nga një vajzë, sepse Belini e shkroi për mezzosoprano. Dhe Vikena Kamenica i përgjigjet aq bukur imagjinatës së kompozitorit. Opera ringjitet në skenë këtë fundjavë.

Eva Golemi njëkohësisht i përgjigjet një përfytyrimi shekspirian me këtë Xhuljetë delikate, romantike dhe me zë të kulluar.

Category

📺
TV

Recommended