Ujësjellësi i Sopanikës tashmë do të jetë në adiministrimin e bashkisë së Dibrës, çka pritet te ndikojë në mirëfunksionimin e këtij ujësjellësi.
Kjo u vendos ne mbledhjen e radhës në Këshillin e Qarkut Dibër, ndërsa për kreun e këshillit të qarkut, Hajri Laçi, dhe kryebashkiakun, Shukri Xhelili, ky është një vendim i vonuar.
Kjo pikë ngjalli debate në mbledhjen e Këshillit të Qarkut, por në fund ajo u votua.
Në këtë mbledhje këshilltarët kanë dhënë dakordësinë e tyre të plotë edhe për pikat e tjera në rend dite si miratimi i linjave ndërurbane në bashkinë Klos dhe Bulqizë, ndryshim në zërat buxhetor të Këshillit të Qarkut Dibër, miratimin e ndryshimit të nivelit të pagave për administratën e Këshillit të Qarkut.
Comments