Mjeti përplas për vdekje çobanin në autostradën Levan-Vlorë, po kthehej në shtëpi-Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 55 -vjeçari banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të pasdites së sotme në autostradën ?Levan-Vlorë? , midis fshatit Panaja dhe Nartë.
Automjeti tip ?BMW-X6? me targë AA678MK ka aksidentuar për vdekje këmbësorin.
Viktima është identifikuar si shtetasi L.M 55 vjeç, lindur në Tepelenë banues në Vlorë.
Burime te policia bëjnë me dije se 55 vjeçari punonte çoban dhe në momentin e aksidentit ai po kalonte në krahun tjetër të autostradës për tu kthyer në shtëpi.
Automjeti tip ?BMW-X6? e ka goditur kalimtarin nga krahu i majtë i makinës, ku si pasojë e goditjes së fortë dhe shpejtësisë, trupi është përplasur me trafikndarësen, duke u coptuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mjeti-perplas-per-vdekje-cobanin-ne-autostraden-levan-vlore-po-kthehej-ne-shtepi/

Recommended