Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha e vlerësoi pozitiv vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Sipas Bashës, kjo nuk është vetëm fitore e PD, por edhe e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

"Sot është dita kur simboli i korrupsionit Koço Kokëdhima mori atë që meritonte, heqjen e mandatit. Heqjen e mandatit për shkeljet kushtetuese, heqjen e mandatit për marrjen e fondeve publike. Para që në vend që të shkojnë për investime, përfundojnë në xhepat e oligarkëve dhe kryeoligarkut të jugut, Koço Kokëdhimës. Kjo është jo vetëm një fitore e PD, por është një fitore e të gjithë atyre që duan një politikë të pastër nga konflikti i interesit", u shpreh Basha.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended