Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi se opozita nuk votoi ?pro? çështjeve politike. Ai theksoi se tashmë do të nis diskutimi për shqyrtimin e draftit nen për nen.
?Qëndrimi isotem i opozitës ishte votimi në parim i draftit, ndërsa për çështjet politike, që nuk janë zgjidhur ende, komisioni do të vijojnë nesër diskutime?, tha Halimi.
Komisioni tha Halimi do të mblidhet të martën për të vijuar me miratimin nen për nen të paketës se amendimeve kushtetuese.
Kryeministri Rama ka përshëndetur votimin në parim duke e konsideruar si nëj hap të madh drejt miratimit. Përmes nëj statusi në rrjetin social Facebook Rama shkruan "Hap i madh perpara votimi ne parim i draftit kushtetues te Reformes ne Drejtesi nga Komisioni i Posaçem, bash ne diten e Europes"
Të dielën pasdite, Partia Demokratike përmes një materiali disa faqesh, paraqiti konsideratat të përgjithshme mbi projektin e amendamenteve të kushtetuese.
Be the first to comment