Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Për ish shefin e diplomacisë shqiptare, Paskal Milo, Donlad Lu po kapërcen vijën e kuqe diplomatike me ndërhyrjet dhe presionet në politikën e një shteti sovran.

Në mbledhjen e komitetit drejtues kombëtar të Partisë Demokracia Sociale, Milo ishte i ashpër kur foli për gjendjen e parlamentit, të cilën e cilësoi ?katundari politike?.

Gjithashtu dhe ndërhyrjet e ambasadorëve, sipas Milos, përbëjnë turp për politikën.

Sipas kreut të PDS-së, situata në vend mbetet kritike njësoj si para 3 viteve kur e majta erdhi në pushtet.

Milo theksoi dhe një herë se koalicioni qeverisës po refuzon të zbatojë marrëveshjen parazgjedhore të 2013-s duke mos i dhënë PDS-së atë që i takon.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended