Ky është momenti kur forcat e policisë dhe ato të FNSH mbërritën në banesën e biznesmenit Saba Rashketa, pas njoftimit nga banorë të pallatit për grabitje. Policia mbajti të rrethuar për rreth 30 minuta banesën, pasi dyshonte se brenda saj ndodheshin autorët e grabitjes. Në video shfaqet dhe biznesmeni Rashketa, i cili orienton policinë. Pasi hynë në apartament, i cili ndodhej në katin e tretë të pallatit në zonën e njohur si ?Sahati? pranë godinës universitare,forcat e policisë konstatuan se në banesë nuk kishte hyrë njeri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ja-momenti-kur-policia-rrethon-banesen-largohen-autoret-e-grabitjes/