Policia italiane e qytetit Varese ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin antidrogë ndaj një bande trafikantësh shqiptarë, aktive në trafikun e kokainës nga Holanda drejt Veriut të Italisë. Nën arrest kanë përfunduar 5 nënshtetas shqiptarë rezidentë në qytetin e Milanos e Astit. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas sekuestrmit në qytetin e Milanos të 14.2 kg kokainë e arrestimin e një korrieri shqiptar. Kokaina transportohej nga Holanda me anë të një automjeti të tipit Citroen x4 me targa franceze e modifikuar enkas për trafikun e lëndës narktoike. Policia financiare italiane ka identifkuar gjatë hetimeve dhe rolin e një gruaje shqiptare, e fejuara e njërit prej të arrestuarve e cila riciklonte paratë e fituara nga shitja e drogës në Itali, drejt Shqipërisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kokaine-nga-holanda-ne-itali-shqiptarja-ricklonte-parate-e-droges-ne-shqiperi/