Rikthehet dëbora në vend - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fundi i muajit prill ka rikthyer reshjet e dëborës në disa zona te vendit. Dardha dhe fshatra të tjerë malore të qarkut të Korçës, po përballen me një situatë te pazakontë të motit ne këtë periudhë pranvere. Rënia e temperaturave deri në -3 gradë celsius, ka sjellë probleme me drufrutoret si qershia, dardha dhe molla. Por dëbora ka dëmtuar edhe te mbjellat e stinës. E marta ka gdhirë me ngrica edhe në verilindje të vendit. Dëbora ka mbuluar zonat mbi 500 metra mbi nivelin e detit në Bulqizë dhe Dibër. Edhe këtu temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke rrezikuar bimësinë, veçanërisht frutikulturën. Specialistët e Bujqësisë thonë se nëse temperaturat vazhdojnë të ulen, mund të përsëritet situata e një viti më parë, sidomos për pemtoret.

Recommended