Hetimi dhe gjykimi i “21 janarit” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne bulevardin përpara kryeministrisë, ku 4 vete humben jetën, mbrëmjen e 21 janarit 2011 zbarkoi një grup i gjere hetimor. Ngjarja dukej e komplikuar. Bashke me mbledhjen e gëzhojave ne vendngjarje, nje grup hetuesish konfiskuan ne gardën e republikës urdhër shërbimet. Prokuroria firmosi 6 flete-arreste per zinxhirin drejtues te gardës, si te dyshuar apo te implikuar per vrasjet e protestuesve. Kreu i ekzekutivit kundërshtoi ndalimin e tyre, duke akuzuar hapur ish-presidentin e republikës Bamir Topi, ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe ish-shefin e SHISH Bahri Shaqiri, si pjese e pucit te orkestruar nga lidershipi i opozitës. Pak dite pas arrestimit, Gjykata e Apelit liroi ne mars 2011 tre gardistë të arrestuar si te dyshuar për vrasjet e ndodhura gjatë demonstratës së opozitës. Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli fituan lirinë pasi Apeli rrëzoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte vendosur 30 ditë burg për ta. Ne qeli mbeti vetëm gardisti Agim LLupo. Paralelisht me Prokurorinë, mazhoranca ne kuvend ngriti nje Komision Hetimor, duke dyshuar per neglizhence ne mos per përgjegjësi te disa institucioneve te pavarura, ne atë qe shumica e quajti tentative per grusht shteti. Deri sot, hetimi parlamentar nuk është finalizuar, por opozita e kontestoi fort. Nga ana tjetër, prokuroria përparoi me hetimin, duke vene ne pranga ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi, ne janar 2012, si te dyshuar per vrasje. Prova me e forte, ishte ekspertiza e FBI amerikane se plumbi qe vrau Ziver Veizin kishte dale nga pistoleta e Prendit. Bashke me te, shoferi u dyshua per fshehje provash, por u lirua nga akuzat ne fazën e fundit te gjykimit.Ndrea Prendi nuk u gjykua nen arrest ne qeli, por ne arrest shtëpie megjithe kërkesat e Prokurorisë. Ndërsa shefi i IT ne kryeministri Armando Kasaj, u dyshua per fshirje te pamjeve nga serveri, pamje qe tregonin veprimet e gardës ditën e 21 janarit. Ne korrik 2012, specialisti Kasaj fitoi pafajësinë. Ne maj 2012, prokuroria dorëzoi ne Gjykate dosjen hetimore. Hetimi per 3 deputetet e PS, Doshi, Balla dhe Bare, te akuzuar si organizatore te protestës se dhunshme, u mbyll pas amnistisë per 100 vjetorin e pavarësisë. Gjate gjykimit, ne qeli mbeti vetëm gardisti LLupo. Pas 39 seancash gjyqësore, organi i akuzës kërkoi dënimin me 23 vite burg per Prendin dhe 25 per LLupon. Avokatet mbrojtes kembengulen ne pafajësinë e tyre ndërkohe qe apeli dënoi përfundimisht me 1 vit heqje lirie Prendin dhe 3 vite burg gardistin Llupo. Organi i akuzës humbi ne çdo shkalle te gjyqësorit, ndërkohe qe vendimi i Gjykatës se Larte shenoi mbylljen përfundimtare te dosjes.

Recommended