Report TV - Shitet koncesionari i Rinasit Ja pronarët e rinj të aeroportit

  • 8 years ago
Kompani kineze China Everbright ka bërë me dije zyrtarisht se ka nënshkruar blerjen e koncesionit të Rinasit.

Përmes një deklarate të publikuar në sitin ?ACN Newswire?, Shoqëria konfirmon se blerja është kryer në emër të Keen Dynamics Limited, kompani e saj në partneritet me Friedmann Pacific.

Pas mbylljes së marrëveshjes, Keen Dynamics Limited do shfrytëzojë koncesionin e Aereoportit të Rinasit deri në vitin 2025.

Sipas Kompanisë kineze marrëveshja mund të zgjatet deri në vitin 2027, në varësi të kushteve që do të vendosë Qeveria Shqiptare. Në njoftim, nuk bëhet publik shuma e paguar nga kompania kineze për blerjen e marrëveshjes koncesionare të Tirana International Airport.

Recommended