Report TV - Sherri Cali-Prenga, dëshmitari: Kamerat punonin por ishin fikur

  • 8 years ago
Tre kamerat e sigurisë së komisariatit kurbun janë funksionale por mbrëmjen e 4 shtatorit kur ndodhin përleshja dhe shkëmbimi i zjarrit midis fiseve Prenga e Cali ishin të fikura.

Këtë fakt e ka bërë publik specialist i teknologjisë së informacionit në policinë e Lezhës, Rasim Bërcaj i cili në dëshminë e tij para gjykatës sqaroi se si funksionojnë kamerat.

?Komisariati ka tre kamera, dy në pjesën e pasme dhe një në pjesën e portës hyrëse ato janë të teknologjis bardh e zi janë instaluar në vitin 200 dhe regjistrojnë me një kasetë e cila cdo muaj zëvëndësohet me 960 orë filmime"- sqaroi Bërcaj për gjykatën.

I pyetur nga prokuroria nëse funksiononin kamerat më 4 shtator 2015 ai u përgjigj ?Unë jam thirrur nga oficerët e krimeve pesë ditë pas ngjarjes, kam shkuar në komisariat e pashë që kamerat dhe monitori ishin fikur. Askush s'më kishte njoftuar nga salla operative kurbin e cila ka për detyrë të më njoftoj, vura në prizë pajisjen dhe kamerat funksionuan, sdi cka ndodhur atë natë apo kush i ka fikur?.

Kjo dëshmi e Rasim Bërcaj pritet të hetohet tashmë nga prokuroria për të gjetur personin apo personat që kanë ndërhyrë në pajisjen e regjistrimit të kamerave të sigurisë ç'do të shërbenin si provë për të zbardhur konfliktin dhe autorët që qëlluan me armë para komisariatit Kurbin.

Këtë të hënë ishte planifikuar dëshmia e katë personave mes tyre dhe oficerët e policisë Ndue Cuni e Ylli Vata të cilët nuk u paraqitën, ndërsa dëshmitari Bujar Hadëraj u shpreh se atë mbrëmje ai ka dëgjuar vetëm dy të shtëna dhe mqs merej me sallën operative ka njoftuar eprorët e ska dal jashtëë të shoh se ç'po ndodhte.

Deputeti Armando Prenga po hetohet nga gjykata e lartë për armëmbajtje e plagosje pasi më 4 shtator 2015 ai u përfshi në konflikt për peshkimin në lagunën e Patokut me familjen Cali.

Recommended