Report TV - Krujë, tentoi të vriste gruan para fëmijëve, arrestohet burri

  • 8 years ago
Një konflikt i çastit mes dy bashkëshortëve Ibrahim Lika 53-vjeç dhe A.Lika 47-vjeçare në Krujë, për pak sa nuk ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se në familjen Lika gruaja dhe burri janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe burri pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten ka marrë armën e zjarrit dhe e ka kërcënuar atë.

Kanë qenë fëmijët që kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka prangosur burrin ndërkohë që ka sekuestruar edhe armën e zjarrit.

Arma e zjarrit që ëhstë sekuestruar është tip pistoletë TT me 6 fishekë dhe në policia ka prangosur Ibrahim Lika 53-vjeç, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkretë, Cudhi ? Krujë.

Category

📺
TV

Recommended