Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 4/22/2016
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka nisur hetim për pasuritë e Emiljano Shullazit i arrestuar disa ditë më parë për një sërë akuzash të rënda. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se institucioni nën varësinë të ministrise që ai drejton nuk bën përjashtime dhe aktualisht është në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për këtë cështje.
Ahmetaj: Drejtoria e Parandalimit dhe e pastrimit të parave ka nisur hetimet për pasurinë e Emiljano Shullazit. Në bazë të ligjit që e drejton dhe administron, merr menjëherë veprimet dhe instrumentat e duhura që e detyron ligji dhe askush nuk bën përjashtim. Çdo dokument i mundshëm i vihet në dispozicion Prokurorisë dhe ka një set me komunikim me prokurorinë për të gjitha ceshtjet qe kjo drejtori has në punën e përditshme.
Ndërkohë prokuroria ka vënë nën hetim tre gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar pronën e godinës së ish-hotel Vollgës në Durrës.
Sipas një njoftimi të organit të akuzës , bëhet e ditur se Prokuroria e Durrësit ka filluar hetimin për veprën penale të ?Fallsifikimit të dokumentave? pasi ka konstatuar një vendim të dyshimtë gjykate mbi këtë çështje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shullazit-vihet-ne-levizje-drejtoria-e-pastrimit-te-parave/

Category

📺
TV

Recommended