Drafti për “Rinasin” në Kuvend, sanksionohen afatet- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend marrëveshjen për heqjen e eksluzivitetit për fluturimet kombëtare të aeroportit ndërkombëtar ?Nënë Tereza?.
Në marrëveshje theksohet se nëse ndonjë aeroport, përveç Aeroportit te Kukësit, vihet në punë afati i koncesionit do të zgjatet për një periudhë që nuk do të tejkalojë limitin maksimal prej 4.5 vitesh në total.
Në marrëveshje janë përcaktuar me saktësi zgjatja e afatit të koncensionit sipas periudhës kur mund të hapen aeroporte të tjera në vend, duke filluar nga vitit 2016.
Në draftin e dakordësuar nga qeveria dhe koncensionari i Rinasit theksohet se pala shqiptare do të sigurojë se gjatë afatit të koncesionit, përveç aeroporteve të përjashtuar, nuk do të licencohet, autorizohet dhe as operohet aeroport tjetër, për fluturime ndërkombëtare tregtare (kargo dhe pasagjerë), në një rreze prej 100 km (ajrore) nga Tirana International Airport ?Nënë Tereza?me përjashtim të uljeve emergjente.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/drafti-per-rinasin-ne-kuvend-sanksionohen-afatet/