Konferenca dy ditore Projekti i Adriatikut mes Italisë dhe Shqipërisë për Menaxhimin e Sistemit të Trashëgimisë Kulturore?, çeli siparin sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Projekti përcakton një vizion të ri të bashkimit kulturor me Europën, ndërsa konferenca vijon edhe nesër.
Universitetet italiane, Muzeu Historik i Tiranës, Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti Italian i Kulturës organizuan në Tiranë konferencën me temë ?Përtej Adriatikut për menaxhimin e trashëgimisë kulturore?.
Një nga koordinatorët e konferencës arkeologu Luan Përzhita rrëfen qëllimin e projektit, duke cituar se ?bashkohen të gjitha vendet e Adriatikut në këtë projekt, por lider është Italia?.
Konferencën e përshëndeti Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila bëri një analizë të thellë të gjendjes aktuale të trashëgimisë kulturore, duek theksuar se duhet pasur kujdes në këtë bashkëpunim për ligjin, ?dhe nuk nguroj të them të vërtetën se ne shpesh i jemi referuar modelit ligjor të Italisë?, tha ministrja Kumbaro.
Be the first to comment