Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanali prestigjoz britanik BBC në emisionin ARTSNIGHT është bazuar në ndërhyrjen e kirurgjisë zgjuar të trurit (Awaken Craniotomy) në Shërbimin e Neurokirurgjisë të QSUT ?Nëne Tereza?, në Gusht 2015 më pas pasqyruar në ?The New York Times? të 3 Janar 2016, për të realizuar emisionin me dy international bestsellers. Henry Marsh neurokirurg i famshem britanik autor i librit ?Do No Harm? ?Mos Demto?, pasqyron jetën e tij si neurokirurg. Karl Ove Knausgaard, shkrimtar publicist i njohur është vlerësuar botërisht për serine autobiografike me gjashtë volume ?My Struggle? ?Beteja ime?.
Jo rastësisht këto dy personalitete ishin pjesmarrës në këtë eksperiencë në Tiranë.
Prof. Mentor Petrela, i cili me ekipin pas bashkëpunimit disa vjeçar me Prof. Henry Marsh e ftoi këtë të fundit të kryejnë në Neurokirurgji të QSUT dy ndërhyrjet tepër të veçanta në tru, ku pacienti qëndron zgjuar e bashkëpunon gjatë gjithë kohës me ekipin mjekësor. Operacioni mundëson vlerësimin dhe respektimin gjatë manipulimeve milimetrike të zonave funksionale të trurit mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së pacientit si shikimi, dëgjimi, të folurit e lëvizjet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/kirurgjia-e-zgjuar-e-trurit-bbc-e-ny-times-pasqyrojne-nderhyrjen-e-realizuar-ne-qsut/
Comments