Ka pranuar akuzën e falsifikimit të dokumenteve njëri nga ish-inxhinierët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore pranë ministrisë së Energjitikës, që ka bërë një relacion teknik të falsifikuar lidhur me punimet e bëra nga kompania e Beçhettit në hidrocentralin e Kalivaçit. Bëhet fjalë për inxhinierin Sokol Koçi,i cili rezulton të jetë dënuar një javë më parë me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, vendimi përfundimtar kundër tij është dhënë me 8 muaj burgim. Koçi është një nga dy inxhinierët e marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, për çështjen e mashtrimeve ekonomike të bëra nga biznesmeni italian Francesko Bechetti me kompanie ?Energji? dhe ?Kalivaç Green Energy?.Bechetti, që njihet dhe si pronari i televizionit ?Agon set? i mbyllur me një vendim sekuestroje të lëshuar nga gjykata e Tiranës, aktualisht ndodhet në Angli, ku është në procedura gjyqësore për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri. Bechetti është liruar nga gjykata angleze, kundrejt një garancie pasurore.Aktualisht ndaj biznesmenit italian Francesko Bechettit dhe të pandehurve të tjerë si Mauro De Renzis, e ëma Liliana Condomitti, administrators Erjona Toplini, Stavri Peçi dhe inxhinierit Fetah Dervishi, procesi gjyqësor vijon, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar akuzat, duke kërkuar gjykim të zakonshëm. Dosja e prokurorisë
Nga ana e përfaqësuesve të akuzës, prokurorëve Antoneta Sevdari dhe Julian Zonja, ju kërkua gjykatës që inxhinieri të dënohej me 18 muaj burgim. Akuza argumentoi në pretencën e saj se,ndër vite shoqëria ?Energji? ka lëshuar disa situacione me të dhëna të pavërteta, si dhe fatura fiktive me përshkrimin ?Punime në Hec Kalivaç?, mbështetur në këto situacione me te dhëna te rreme.Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si institucioni mbikëqyrës i zbatimit te kontratës koncesionare, ka kryer disa akte kontrolle në kantierit e Hidrocentralit të Kalivaçit për të parë ecurinë e zhvillimit të punuimeve. Kështu më datë 24.05.2010 një grup pune i përbërë nga inxhinjerët Nikolin PRIFTI, Florian XHAKO dhe Saimir SKURA ka shkuar për monitorin në HEC ?Kalivaç?. Në akt monitorinimin e mbajtur nga ky grup pune shënohet se në kantier ka pasur mungesa të theksuar dokumentacioni dhe grupi i punës nuk ka mundur të sigurojë një sërë dokumentesh të rëndësishëm të cilat janë të nevojshëm për të kryer kontrollin si ditarin e punimeve, aktin e piketimit, raportin e mbikëqyrësit të punimeve, projektin e miratuar dhe materiale të tjera të kërkuara, fakte këto të pasqyruara në raportin e mbajtur i cili i është dërguar me shkresë shoqërisë ?Konçesionare? më datë 27 korrik 2010. Të pyetur gjatë hetimeve paraprake, në lidhje me këtë akt monitorimi, punonjësit e AKBN që kanë kryer kontrollin, mes tyre dhe inxhnieri Sokol Koçi kanë deklaruar se ky akt monitorimi është mbajtur në kushtet e një mungesë totale dokumentacioni (projektin, situacionet, preventivin, relacioni i mbikëqyrësit, ditari i punimeve, etj). Monitorimi ka zgjatur vetëm dy ose tre ore, në kantier n...