Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Rreth 2300 dokumente arkivore me tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare vijnë nga arkivat e Stambollit në Arkivin e Shtetit Shqiptar.

Drejtori i Arkivës Gjet Ndoji deklaroi në një konferencë për mediat se ka të dhëna të plota për pronarët e tokave e pasuritë që patën gjatë periudhës osmane. Drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit Gjet Ndoji ka prezantuar para medias regjistrimet e marra nga arkivat e Stambollit.

Dokumentet i përkasin vitit 1881 deri në fillimin e shekullit të 19-të. Stambolli ruan një fond të 980 Tahrireve, shqip regjistrave, të kësaj periudhe. Arkivit të Shtetit Shqiptar pas shumë negocimeve i janë dhënë 57 regjistrat që janë për shqiptarët. Regjistrat kanë përafërsisht rreth 2300 faqe të dokumenteve të shtëpive, pronave dhe taksave.

Category

📺
TV

Recommended