Vetëm disa ditë pas publikimit të raportit të Departatmentit të Shtetit Amerikan ku vlerësohej se korrupsioni në administratë është shqetësues, numri dy i Qeverisë Niko Peleshi ka pranuar se institucionet shqiptare në shumë raste kanë dështuar në dhënien e shërbimeve. Peleshi foli gjatë prezantimit të aplikacionit ku qytetarët mund të ankohen pranë Bashkive për problemet që hasin. Por Kryebashkiaku i djathtë i Mallakastrës u shpreh se qytetet kanë probleme më emergjente se dixhitalizimi. Zëvendës/kryeministri Niko Peleshi ka pranuar se në administratën publike shpesh herë qytetarët detyrohen të japin ryshfet për të marrë një shërbim. Kjo deklaratë ka ardhur gjatë prezantimit të një aplikacioni, i cili do të shërbejë për ankesat e qytetarëve ndaj Bashkive dhe vjen vetëm disa ditë pas konstatimit të Departamentit Amerikan të Shtetit se problemet më shqetësuese janë ekzistenca e korrupsionit në shëndetësi dhe drejtësi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-korrupsionin-do-e-luftojme-me-dixhitalizimkapllanaj-ka-probleme-me-urgjente/