Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Altin Qato ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se bimët narkotike në këtë zonë vijojnë që të kultivohen në raste të shumta, por ka theksuar se, zbulueshmëria e rasteve është e ulët, por për këtë përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësitë.
Teksa ka qenë në policinë e Shkodrës në një takim për këtë çështje, Qato ka theksuar se, Shkodra duhet të hiqet nga harta e kultivimit të kanabisit pasi Shkodra është qarku me rriskun më të lartë.
?Kultivimi i bimëve narkotike në Shkodër vijon të mbetet evident. Zbulueshmëria është akoma në nivele të dobëta, përgjegjësit do përgjigjen për çdo rast konkret. Jemi të vendosur në luftën ndaj kanabisit. Duhet ta heqim nga harta rajonin e Shkodrës, pasi është qarku me riskun më të lartë. Pushtetarët lokalë të jenë të vëmendshëm. Terrenet e thyera favorizojnë kultivuesit? ka thënë ai.
Ndërkohë, drejtori policisë Shkodër Lorenc Panganika ka deklaruar se, edhe këtë vit ka një tendencë në rritje të kultivimit të kësaj bime dhe shkak për këtë është terreni mjaft i thyer malor dhe bashkëpunimi jo efiçent me pushtetin lokal.
?Edhe sivjet tendenca rritje për kultivimin e kanabis sativës. Shkak terrenet e thyera malore dhe mosbashkëpunimi me pushtetin lokal? ka thënë ai.