Nismës për të ndihmuar Ina Ballën, nënën që vuan nga kanceri i gjirit, i janë bashkuar edhe të rinjtë e FRESH në njësinë nr.8. Pas apelit në Report TV jo vetëm qytetarët por edhe aktivistë të partive politike janë sensibilizuar për të ndihmuar Inën dhe dy vajzat e saj.
Në ditën e referendumit për mandatin e kryetarit të PS pranë kutive të votimit në njëisnë nr.8 qëndronte edhe një kuti për të mbledhur lekë për Ina Ballën. Këto para i janë çuar Inës nga të rinjtë që ndërmorën këtë nismë.
Ina Balla nesër do të bëjë kimioterapinë, për të parë gjendjen e saj si dhe për të mësuar kurën që do përdorë. Vet ajo thotë se ka shumë besim se do t?ja dalë, pasi tani mendon vetëm për sëmundjen dhe jo më për gjendjen ekonomike.
Përgjatë këtyre ditëve ndihmat për Ina Ballën nuk kanë munguar. Menjëherë sapo Report Tv tregoi gjendjen e vështirë në të cilën ajo ndodhej, Bashkia e Tiranës vendoi t'i paguajë qiranë ndërsa Spitali Onkologjik do t'i bëjë të gjitha analizat falas.
Vajza e vogël e Ina Ballës, Sara, ka një mesazh për të gjithë ata që i kanë ndihmuar.