Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një javë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi qe 9 të pandehurit të akuzuar për terrorizëm të dënoheshin me 152 vite burg ne total, këtë të martë u bë mbrojtja e tyre. Në fillim të seancës, i pari që replikoi ishte Fadil Myslimani, i cili i tha gjykatëses dhe prokurores se ato do t?i gjykojë Allahu. Genci Balla, ish-imam i xhamisë se Unazës së Re, tha se asnjë nga provat e sjella nga prokurorja Elisabeta Imeri, nuk qëndronte. Ai shpjegoi se nuk ka mbajtur ligjërata për terrorizmin dhe se lufta në Siri kundër Asadit është e drejtë. I pandehuri citoi më tej pjesë nga Kurani, qe sipas tij i detyron myslimanët të ndihmojnë vëllezërit e tyre në vështirësi. Kurani sipas Ballës flet për luftën e shenjtë dhe ai vetëm sa e ka cituar atë. Për rrjedhojë, tha Balla, prokuroria po akuzon librin e shenjtë të Kuranit që është njohur gjerësisht që prej vitit 1992, nga komuniteti mysliman. Por ish-Imami nuk la pas sulmua edhe kryeministrin Rama, duke thënë se feja nuk është pronë e tij dhe se të predikosh Islamin nuk përbën krim. Ndërsa i akuzuari Gert Pashja, i kërkoi relatores së çështjes pavlefshmërinë e akuzave, pasi në pretence nuk tregohet se në çfarë faqeje interneti është bere nxitja e urrejtjes fetare. Ndaj 9 personave të burgosur prej 2 vitesh rëndon akuza për ?rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit?, për nxitje te urrejtës dhe stervitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

Category

📺
TV
Comments

Recommended