Report TV - Shërbimi i Provës, pr/ligji: Të raportohet te Prokurori e Gjykata

  • 8 years ago
Funksionimi i Shërbimit të Provës në Shqipëri pritet të rregullohet me anë të një ligji të veçantë.

Report Tv ka siguruar një kopje të projektligjit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë ku me 27 nene kërkohet që ky shërbim ekzistues deri më tani të jetë më eficent, të bashkëpunoj me prokurorinë, gjykatat dhe institucionet penale për të ulur koston e të burgosurve me aplikin e dënimeve alternative

Në nenin 7 të këtij projektligji thuhet se ?Shërbimi i Provës, gjatë veprimtarisë së tij: raporton pranë prokurorisë dhe gjykatës në përputhje me këtë ligj apo akte të tjera ligjore; përcakton mënyrën e zbatimit të alternativave të dënimit me burgim duke synuar mbrojtjen e interesave publike dhe të dëmtuarve prej veprave penale, parandalimin e veprave penale; mbështet të dënuarit në kapërcimin e vështirësive në riintegrimin shoqëror para, gjatë dhe pas përfundimit të periudhës së provës.

Recommended