Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Jo çdo i arrestuar duhet të trajtohet me masën e sigurisë "arrest me burg" dhe prokurorët duhet të jenë aktiv duke kryer hetime kryesisht dhe jo të presin vetëm kallëzimet.

Është kjo kërkesa e kryeprokurorit Adriatik Llalla për vartësit e tij në të gjithë Shqipërinë, ku me anë të një qarkoreje i kërkon aplikimin e masave alternative të sigurisë për fazën e hetimeve.

Këshilltari për mediat i Prokurorit të Përgjithshëm Albi Serani ka bërë pulbik qarkoren ku sqaron se ?Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka miratuar një Qarkore, në të cilën kërkohet nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm në aplikimin e masave ekstreme të sigurisë."

Po ashtu, në qarkore, Prokurori i Përgjithshëm kërkon edhe rritjen e numrit të hetimeve kryesisht, me iniciativë të prokurorit, si edhe të shtohet numri i rasteve të gjykimit të drejtëpërdrejtë?.

Përse u iniciua kjo qarkore?
Shkak rezulton të jetë numri i lartë i personave në ambjentet e paraburgimit një shqetësim ky i përcjell në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nga Ministria e Drejtësisë, ku për vitin 2015 të paraburgosurit kanë qenë 2962 shtetas në të gjithë vendin.

Në këtë apel drejtuar vartësve të tij Llalla ngre shqetësimin se hetimet e nisura kryesisht nga prokurorët janë në nivele të ulta çka sjell në pah mungesën e efiçencës së prokurorëve.

Kur agjensitë e ligjit kanë një numër të ulët kallëzimesh atëherë duhet që vetë prokurorët të hetojnë kryesisht-shprehet Llalla në kërkesën e tij.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended