Rëzimi i helikopterit në ujrat e liqenit të Shkodrës,ka risjellë edhe një herë në vëmëndje të mospërmbushjes me korektësi së kontratës nga kompania Franceze ?Eurocopter?. Mësohet se dy nga helikopterët ushtarakë që kjo kompani ka prodhuar për Forcat Ajrore Shqiptare, u mungojnë kutitë e servisit të quajtura ?Kite?.
Një paisje të tillë mësohet të mos e ketë patur dhe helikopteri i rrëzuar dy ditë më parë në Shkodër, i cili në fakt ka mbëritur i funidit në Shqipëri, duke hyrë në inventarin e ministrisë së Mbrojtjes. Funksioni i këtyre kiteve shërben për kryerjen e shërbimit servis, gjatë kohës kur helikopteri është në ajër. Kutia e servisit është e ngjashme me një lap-top dhe ka në përbërje kaçavida, pinca dhe një paisje elektronike për të mësuar anomalitë e helikpterit që mund të ketë gjatë fluturimit. Një burim i tha gazetës ?Shqiptarja.com? se vlera e këtyre kiteve kushton në mijëra euro dhe se blerja e këtyre paisjeve ka qënë e parashikuar në kontratë, megjithëse ato nuk kanë mbëritur të plota në regjimentin e Farkës.
Po sa Kite ka marrë rregjimenti i Farkës?
Sipas një kallëzimi të bërë pak kohë më parë nga KLSH në prokurorinë e Tiranës kundër disa zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes dhe Rregjimentit të Helikopterëve në Farkë,në kontratë janë parashikuar 6 kite të tilla, por në fakt francezët e ?Eurocopter? ka sjellë vetëm 4 paisje të tilla.
Gjithmonë sipas kallëzimit të KLSH, paratë janë paguar të plota, pra për 6 kuti servisi ministria e Mbrojtjes ka paguar 3.4 milion euro, duke e transferuar të gjithë shumën financiare në llogaritë e ?Eurocopter? në një kohë kur nuk janë sjellë në Shqipëri të gjitha këto paisje.Veç të tjerash, KLSH shton se në kallëzimin e saj, referuar prokurorisë së Tiranës për 4 kitet e servisit duhet të ishin paguar 2.7 milion euro. Pra është dhënë një shumë financiare si parapagesë prej 700 mijë euro, në një kohë kur mendohet se ende nuk kanë mbëritur këto kite për helikopterët. Çdo helikopter i ndryshëm, ka dhe kiten e tij të ndryshme.

Category
📺
TV