Report TV - Gruaja e vrarë në Holandë, dyshohet së është Zyra Hida

  • 8 years ago
Gruaja e vrarë në Amsterdam gati 20 vjet më pare, ka tashmë një identitet.

Sipas familjarëve të saj në Elbasan, ajo quhet Zyra Hida e lindur dhe e rritur në një apartament në katin e parë në lagjen 11 nëntori.

Familja e konsideronte të zhdukur qysh nga viti 1996 pas largimit për në Itali. I vëllai Altin Hida thotë se në atë kohë kanë pasur disa telefonata nga e motra, por pas vitit 1996 nuk e kanë dëgjuar më dhe as nuk e dinin që kishte shkuar në Amsterdam.

Fqinjët thonë se nuk e mbajnë mend shumë mire, por dinë që fëmijët janë braktisur e janë rritur tek gjyshja. Si historia e Zyrasë së zhdukur gati 20 vjet më parë ka edhe të tjera në të njëjtin pallat.

Nëna e tre djemve ka një histori si shumë femra të trafikuara me fund tragjik. Ajo është martuar që kur ishte 14 vjeçe në fshatin Muriqan të Elbasanit, por edhe pse nga kjo martesë kanë lindur tre fëmijë, gjithcka ka përfunduar në divorc.

Ata dyshojnë se është trafikuar me qëllim prostitucionin nga një njëri i afërm i tyre. Apeli i djemve dhe familjarëve është sjellja e eshtrave të saj nga Hollanda në Elbasan.

Category

📺
TV

Recommended