Report TV - Krijohet regjistri i koncesioneve institucionet do të zbardhin kontratat

  • 8 years ago
Brenda 30 ditëve, të gjitha institucionet që kanë dhënë koncesione janë të detyruara t?i pasqyrojnë të dhënat e detajuara të kontratave në një regjistër të posaçëm.

Më 13 mars, Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin, funksionimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit Elektronik të Koncesionit /Partneritetit Publik Privat dhe publikimin e tij në faqen zyrtare të Njësisë së Trajtimit të Koncesioneve/PPP e njohur si ?ATRAKO?.

Regjistri elektronik i koncesionit/PPP do të jetë publik, i aksesueshëm dhe pa pagesë, nëpërmjet faqes zyrtare të ATRAKO-s, nga të gjithë autoritet kontraktore, nga partnerët privatë dhe nga të gjithë personat e interesuar.

Regjistri përfshin të dhënat lidhur me autoritetin kontraktues; të dhënat në lidhje me objektin e kontratës së koncesionit/PPP; llojin e kontratës; vendndodhjen e objektit të kontratës; kohëzgjatjen e kontratës; vlerën e kontratës; çmimin e shërbimit publik; tarifën koncesionare që i paguhet autoritetit kontraktues; tekstin e plotë të kontratës, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen dhe trajtimin e të dhënave personale.

Detyrimin ligjor për të bërë publike të dhënat mbi koncesionet e kanë të gjithë ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore që kanë miratuar kontratat koncesionare.