Bushati hap “shportën” e problemeve në Athinë: Nuk mund të jemi miq dhe armiq në të njëjtën kohë!
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur për herë të parë publikisht në Greqi mbi çështjen çame. Në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj, Bushati ishte i ftuar nga Fondacioni Grek për Politikën e Jashtme dhe Evropiane, ELIAMEP për të diskutuar mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Sipas shefit të diplomacisë shqiptare mosmarrëveshjet evidente mes dy shteteve janë ligji i luftës, çështja e pronave të sekuestruara të qytetarëve shqiptarë në Greqi gjatë luftës së dytë botërore dhe çështja aq shumë e debatuar ajo e të drejtave të njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre.
Në përgjigje të zyrtarëve të lartë grekë se nuk ka një fuqi ligj lufte me Shqipërinë, ministri Bushati i është referuar dekretit mbretëror të 10 nëntorit 1940 që ka vendosur gjendje lufte me Shqipërinë duke kërkuar shfuqizimin e tij.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bushati-hap-shporten-e-problemeve-ne-athine-nuk-mund-te-jemi-miq-dhe-armiq-ne-te-njejten-kohe/
Recommended